Minsistri Vesel Krasniqi sot ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett.  Këtë bisedë e ka bërë në formë virtuale, Krasniqi e ka vlerësuar këtë bisedë me ambasadorin amerikan
Postimi i plotë :
Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë virtuale shumë përmbajtësore me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett.
Ministria që drejtoj vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me Agjencitë siç janë: USAID dhe MCC, që veprojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Ambasadorin e informova për planin e Qeverisë së Kosovës ku 1.2 miliard euro parashihen të jenë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike.
Në bisedë me ambasadorin u zotova se do të angazhohem shumë në mbështetjen ndaj bizneseve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit. V.K/ TVMalisheva

Share.