Audi Q5 është një nga modelet më të njohura nga kjo kompani, dhe tani po vjen me një azhurnim të ri. Tani kjo makinë është bërë edhe më e mirë.

Tashmë kjo makinë vjen me një teknologji të jashtëzakonshme. Me një gjatësi prej 4.68 metra, ridizenjimi Q5 tani është 19 milimetra më i gjatë, ndërsa gjerësia (1.89 m) dhe lartësia (1.66 m) kanë mbetur të pandryshuara.

Brenda, kabina digjitale mbizotëruese shoqërohet nga një ekran MMI 10.1 inç me multimedian e re MIB 3.

Për momentin kjo makinë në Evropë vjen me një motor 2.0 TDI me 204 kuaj fuqi dhe 400 Nm, i cili ndërthur një teknologji të butë hibride.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për 7.6 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 222 km / orë.

Ndërsa në SHBa vjen me performanca pak më ndryshe. Kjo makinë vjen me një motor 2.0 TFSI me 265 kuaj fuqi dhe 370 Nm, dhe 55 TFSI e quattro në formën e një hibrid plug-in.

Audi Q5 fillon në Gjermani me një çmim prej 48.700 euro për versionin me naftë, ndërsa modeli fillestar në Shtetet e Bashkuara (Q5 45 TFSI) kushton 43.300 USD.

Është interesante që performanca hibride do të kushtojë 51.900 dollarë, që është një mijë dollarë më pak se modeli i mëparshëm.

Audi Q5 është prodhuar në uzinën San José Chiapa në Meksikë, dhe shitjet planifikohen të fillojnë në vjeshtën e vitit 2020./ Tv Malisheva

Share.