Mbledhjen e katërt të rregullt (IV) e udhëhoqi, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, pas debati i cili u zhvillua nga këshilltarët për pikën jashtë rendit të ditës, ku ngritën disa shqetësime, për projektet në infrastrukturën e kanalizimeve, rrugëve, mbeturinave, si dhe në sektorë të natyrave tjera të punëve, të gjitha këtyre shqetësimeve iu përgjigj, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj dhe drejtuesit e sektorëve, se realizimi i projekteve është realizuar sipas dinamikës së planifikuar dhe kritereve, mirëpo do të punohet edhe në mirëmbajtjen e tyre edhe ne si institucione edhe qytetarët.
Më pas u miratua rendi i mbledhjes me disa pika shtesë, ku debati i këshilltarëve u përqendrua në Kornizën Afatmesme Buxhetore, në Raportin e menaxhimit të pandemisë me COVID-19 nga Shtabi Komunal Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje.
Raportin për situatën pandemike me COVID-19 e prezantoi, Kryetari, Begaj , ku theksoi” Malisheva, me kohë aktivizoi, Shtabin Emergjent për menaxhim të COVID-19, si dhe Komitetin për Mbrojtje, kryetarët e fshatrave, po ashtu ishin në koordinim të plotë institucional me IKSHKP-në, Ministrinë e Shëndetësisë , ku edhe u arrit të kontrollohet situata në të gjitha sferat, që nga përkujdesja për qytetarët që u prekën nga koronavirusi, dezinfektimi i hapësirave publike dhe institucioneve, pajisja me mjete mbrojtëse për ekipin e QKMF-së, pritja e donacioneve dhe shpërndarja e tyre për familjet nevojtare, prandaj falënderoi, të gjithë donatorët që ndihmuan Malishevën, qytetarët që zbatuan masat mbrojtëse, bizneset dhe ekipet komunale dhe qendrore, falë këtij angazhimi, pasojat ishin minimale, prandaj edhe në këtë momente, kërkoi të zbatohen rekomandimet e IKSHKP-së dhe MSH-së sepse, virusi ende është prezent”.
Kurse për KAB-in 2021-2023, raportoi, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku e më pas u debatua nga këshilltarët komunal, e në këtë vazhdë u miratua edhe draft-rregullorja për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2020 si dhe u shqyrtuan disa vendime e u miratuan disa raporte të komiteteve./ Tv Malisheva