Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar takimet me liderë të partive politike edhe në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Sot në mesditë kryeministri Rama ka takuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky është takimi i tij i fundit për vizitën dyditore, ndërsa prej orës 14:00 do të mbajë një konferencë për media.

Paraprakisht, Rama takoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Dje, Rama kishte takuar ndaras, presidentin Hashim Thaci, kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, liderin e VV-së Albin Kurti, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli si dhe kryetari e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj./Tv Malisheva

Share.