Lëvizja Vetëvendosje në 30 vjetorin e miratimit të deklaratës Kushtetuese, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se sot 30 vite më parë u vu gurthemeli juridik për Republikën e parë.

“Më 2 Korrik 1990, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën Kushtetuese, aktin politik dhe jurdik që shprehu kërkesën e popullit për liri dhe vetëvendosje politike. Kjo datë reflekton ecjen historike dhe antagonizmin me një shtet okupator si Serbia. Pavarësisht tensionit dhe kërcënimeve të shumta, aty, atëherë, ata shpallën Republikën e parë të Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook./ Tv Malisheva

Share.