Me nderimet më të larta shtetërore është pritur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Përballë gardës kombëtare dhe tepihut të kuq ishte homologu i tij, kryeministri Edi Rama që e shoqëronte për tek Pallati i Brigadave.
Ndërkaq, është shoqëruar me disa prej vartësve të tij zëvendëskryeministra.
Pas takimit rreth një orësh, dy kryeministrat shqiptar pritet të dalin në konferencë për medie./ Tv Malisheva