Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

‘PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, tha ai konferencë për media.

Fjalimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:

Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje. Por, nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë. Por, ne do të vazhdojmë të shërbejmë qytetarët dhe vendin tonë.

Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë. U jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë.

Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë. Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them: ndjehuni krenarë me punën tuaj. Sepse, edhe une ndjehem krenar me ju! Keni bere nje pune te madhe dhe besimi im te ju eshte i palëkundur. Ju duhet te besoni dhe te punoni cdo dite per nje Kosove me te mire. Që nesër, ne do të vazhdojmë punën. Kemi nisur një rrugëtim dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë në cakun tonë.

Ju falenderoj nga zemra.

Share.