Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk ka reaguar lidhur me skandalin e zyrtarit të saj, Haki Abazit, i cili është i përfshirë në një skandal që kap vlerën e 1 milion eurove.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një prononcim nga zyrtarët e kësaj partie por ata kanë deklaruar se nuk janë në rrjedha të ngjarjes dhe se nuk kanë informatë lidhur me këtë çështje.

“Unë as që jam në dijeni të këtij njoftimi dhe s’mund ta paragjykoj lajmin që as që e kam parë”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca gjyqësore kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës pas padisë që është ushtruar ndaj tyre nga Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi lidhur me një kontest që ndërlidhet Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, OJQ që e kishin bashkëthemeluar.

Haki Abazi është i përfshirë në këtë skandal milionësh ku është përmendur në dosjen e padisë si drejtues i Fondacionit Rockerfeller Brothers Fund për Ballkanin Perëndimor./ Tv Malisheva

Share.