Autoritetet britanike kanë hequr masën e karantinës 14-ditore për qytetarët e 56 vendeve.

Ministria britanike e Transportit njoftoi se masa e karantinës për qytetarët që hyjnë në Britaninë e Madhe nga 56 vende do të shfuqizohet.

Udhëtarët që vijnë në Britaninë e Madhe nga këto 56 vende nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë, përveç nëse ata kanë vizituar një vend që nuk është në këtë listë.

Lista e vendeve përfshin Gjermaninë, Zelandën e Re, Italinë, Spanjën, Japoninë, Danimarkën, Turqinë dhe Francën, si dhe Kroacinë dhe Serbinë nga rajoni i Ballkanit.

Lista nuk përfshin SHBA-në, Meksikën apo Brazilin, ku pandemia e virusit është zgjeruar ndjeshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar, masa e karantinës 14-ditore për qytetarët që vijnë nga jashtë ka filluar të zbatohet që nga 8 qershori./Tv Malisheva

Share.