Numërimi i votave të zgjedhjeve të djeshme po i afrohet fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 97.37 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, shihet se është një parti e cila ka arritur ti mbledh deri më tani vetëm 275 vota apo 0.04 për qind

Bëhet fjalë për partinë Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave në vend të parë radhitet Lëvizja Vetëvendosje, pas saj LDK, derisa e treta del partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.

Share.