Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një përleshje fizike mes dy grupeve në Jalë të Shqipërisë e cila ka rezultuar edhe me të shtëna me armë zjarri.
Raportohet se përleshja është zhvilluar në njërin prej klubeve më të frekuentuar të Jalës, transmeton klankosova.tv.
“Burime për Blitz.al kanë treguar momentet e terrorit ku rreth orës tre janë dëgjuar të shtënat. Më pas njerëzit në kaos ulërinin, vraponin dhe shtriheshin në tokë. Ndërsa shumica janë larguar drejt tualetit të frikësuar dhe kanë qëndruar të mbyllur aty deri në orët e para të mëngjesit”.
“Kudo shkallët ishin të mbuluara me gjak dhe policia ka mbërritur vetëm në orën pesë të mëngjesit, për të shqyrtuar ngjarjen”.