Sot gjat ditës është denuar një kompani transportuse që transporton mallra nga Porti Durrsit në Kosovë,edhe pse Kosova nuk është pjes e organizatës botërore TIR,shteti ynë ka marrëveshje dy palëshe ku taografët e kompanive nga Kosova njihen në vendin e rajonit,edhe për kundër njohjes sot kompania në fjal është gjobitur diku rreth 800€ apo 100000Lek.

Lajmin e konifrmuar dhe Oda Afariste e Kosovës,ku më posht mund të gjeni njoftimin e OAK.
Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) shprehet shumë e shqetësuar për barrierat që po iu krijohen bizneseve transportuese në lidhje me tahografin nga Autoritetet Shqiptare.

#OAK ka pranuar një ankesë nga anëtari i saj biznesi RonEx, i cili është gjobitur me 100.000 lekë apo 800 € për tahograf të kamionit, edhe pse Autoritetet Shqiptare janë të informuara që Kosova dhe operatorët transportues nga Kosova, nuk kanë mundësi që të pajisen me kartelë dixhitale për shoferët profesionist pasiqë shteti ynë nuk është pjesë e organizatës botërore të transportit #TIR.

Me PROTOKOLL TË MIRËBESIMIT bizneset e Kosovës janë të liruara nga një kërkesë e tillë në Shqipëri dhe disa vende të rajonit.

Ky nuk është rasti i fundit ku kompanitë gjobiten nga Autoritet Shqiptare që transportojnë mallra nga Porti i Durrësit, një barrierë tjetër që u shfaqet është edhe kufizimi që u bëhet për faktin se në rezervuaret e kamionëve duhet të kenë vetëm 200 litra derivate në momentin që kamioni hyn në Shqipëri.

Bizneset pohojnë se asnjë praktikë ndërkombëtare dhe rajonale nuk e ndalon që mos të ketë derivate në rezervuarin e kamionit me sasinë që e lejon prodhuesi, sasi kjo që varion nga 400L deri 800 L.

Në këtë rast kamionët nga Kosova nuk guxojnë që në rezervuaret e tyre të kenë sasi derivati mbi 200L, sepse përndryshe do të gjobiten dhe iu konfiskohen patent shoferët vozitësve.

Këto barriera që po iu bëhen bizneseve transportuese, po e vështirësojnë operimin e tyre.

#OAK bënë thirrje Autoriteteve Shqiptare që të kenë parasysh marrëveshjet paraprake dhe marrëveshjet që kemi mes dy shteteve tona, në mënyrë që ato të mos mbesin vetëm në letër, por të gjejnë zbatim praktik, në mënyrë që barrierat e panevojshme që po iu krijohen bizneseve të tejkalohen.

Në lidhje me këtë rast #OAK i është drejtuar me një Letër: Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Këto nuk jan barrierat e vetme që po ndodhin në dy anët e kufirit Shqiptaro Shqipëtarë raporton Tv Malisheva.

Share.