I ashpër ka qenë analisti nga Kosova, Ismail Tasholli, për kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Tashollit, Albin Kurti ka arritur të manipulojë shumë mirë revoltat e qytetarëve.

“Nuk ka mundësi që Albini të marrë vota në një shtet të kapur”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Pra, Albini ka kapur shtetin, këtë doni të thoni?- u pyet analisti nga moderatorja Eni Vasili.

“Jo e kam fjalën se ky shteti i kapur i njohu votat. Pastaj kapja e shtetit si fenomen politik është prezent në të gjithë Ballkanin, në Shqipëri, në Maqedoni etj. Por Albini e ka krijuar figurën e tij politike me patriotizëm. Por ky Albini nuk do të jetë si kryeministër. Revoltat qytetare kanë qenë të shumta dhe Kurti i përdori ato. Për këtë i heqim kapelen”, tha Tasholli.

Share.