Në emisionin “Open” në Top Channel, analisti Andi Bushati tha se Albin Kurti si kryeministër kërcënohet nga “sindroma Tsipras”.
“Ta nisim nga intervista që Albin Kurti dha për ‘Open’ në Top Channel. Unë mendoj se Albin Kurti si kryeministër kërcënohet nga sindroma Tsipras. Ndryshe është të artikulosh diçka në opozitë dhe ndryshe duhet të mbash qëndrime kur je në pushtet”, tha Bushati.
Më tej, Bushati shtoi: “Unë e kam ndjekur nga larg betejën që Albin Kurti ka bërë për çështjet e Kosovës, si Gjykata Kushtetuese, demarkacioni dhe marrëveshja me Serbinë dhe po ka të drejtë, por në një dialog me ndërkombëtarët nuk mund të mbash ato qëndrime radikale”.
Reagoi menjëherë kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili tha se “këto i kanë pranuar vetë qeveritë tona”.
“Ndërkombëtarët thonë që këto kushte dhe pika i ka pranuar qeveria juaj”, shtoi ai.