Kullat në kompleksin “Adem Jashari” rrezikohen të shemben nga moskujdesi institucional, tash e 22 vite që nga rënia heroike e familjes Jashari.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se investimet në këtë kompleks nuk janë bërë siç duhet.
“Së pari komuna nuk qasje sepse është nën menagjimin e Agjencionit për Meomoriale në Kosovë . Në këtë kompleks është investuar po investimi është bërë mbrapsht, është investuar në fushat nga rruga deri te varrezat, pastaj kanë investuar edhe në varrezat, të gjitha këto nuk ka pas çka të dëmtohen por është pjesa kryesore, kullat ku çdo sekondë rrezikohen të shemben” –u shpreh Jashari për Tv Malisheva.
Sipas të dhënave që ka ciceroni Xhavit Imeri , kompleksin e kanë vizituar rreth 13 milionë vizitorë, ku fluksi më i madh I vizitave është gjatë datave historike 5,6 dhe 7 mars.
Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për Kompleksin “Adem Jashari”.
Sipas këtij ligji, përgjegjës për projektin e kompleksit është komiteti ndërministror i krijuar nga Qeveria./ Tv Malisheva