Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari për TV Malisheva tha se të gjithë duhet të0 jemi të bashkuar, sepse aktakuzat e Gjykatës Speciale nuk kanë të bëjë me individë, por me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duhet që të jemi të bashkuar në këtë drejtim sepse është një përpjekje unë mendoj për ta njollosur luftë e shenjtë të UÇK -së. Ne duhet me përkrahë, me ndihmu e me ngritë zërin secili nga ai këndi i vet ku është në të mirën dhe në mbrojtjen e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” – tha Jashari.

Kujtojmë se më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Dhomave të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, një aktakuzë kundër Presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli./ Tv Malisheva

Share.