Kryeministri, Avdullah Hoti pas takimit me Komitetin për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me Coronavirus ka mbajtur konferencë për media.

Ai tha se kanë filluar punën shërbimi spitalor për të furnizuar me shtretër spitalet.

Hoti foli edhe për aktivizimin e 70 lokaleve dhe është bërë plani i organizimit të policisë. Sipas Hotit është funksionalizimi i shtabeve të fshatrave.

“Ka nevojë të rritet vetëdija e qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Ai bëri apel për ata që dlain pozitiv të izolohen, në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Kemi komunikuar me komunat dhe kanë kërkesa specifike siç është çështja e testimit në nivel vendi në mënyrë që të kemi të qartë shkallën e testimit, për moshën, numrin e banorëve.

“Ka pas gjoba që s’i kanë përfill vendimet e qeverisë, po duket se ka nevojë shumë më tepër për vetëdije qytetare, se ka raste që ata që janë testu pozitiv s’kanë qëndru të izoluar. Të shikojmë si mund t’i bëjmë të ditura rastet me pozitiv që të paralandohet përhapja. Do të kemi një fushatë masive të informimit të qytetarëve me masa mbrojtëse, kemi komuniku me komunat i kanë disa kërkesa specifike që diskutuam si mund të realizohet si çështja  testimit të një mostre të një vendie dhe ne rastet kur s’ka simptoma. Të përdorim databaza që ka MPB për numrin e banorëve në nivel komunla, varësisht nga numri që  hyn në fuqi masat shëndetsore. Është obligim që të kujdesemi për maska, higjena personale, ne mund të shpëtojmë jetën”, tha Hoti.

Ai theksoi se OBSh-ja do të dërgojë së shpejti komision nga Kopenhaga./Tv Malisheva

 

Share.