Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes

Kur gatuani bizele, gjithmonë shtoni ujë të nxehtë, sepse uji i ftohtë dëmton perimet gjatë gatimit.

Përbërësit:

– 3 qepë;
– 600 g bizele;
– 500 g kërpudha;
– 200 ml salcë domatesh;
– 2 lugë miell;
– erëza të thata;
– pak vaj.

Përgatitja:

Qepët e qëruara grini imët dhe fërgoni në vaj.

Pastaj shtoni kërpudhat e grira imët dhe vazhdoni t’i fërgoni edhe 10 minuta.

Shtoni bizelen e zier në avull dhe të gjitha bashkë fërgoni edhe 20 minuta në zjarr ulët.

Dhe mu në fund qitni salcën e domates, erëza të thata, qitni pak ujë dhe shtoni miellin.

Lërini të vlojnë edhe 15 minuta./ Tv Malisheva

Share.