James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz ishin fituesit e cmimit Nobel në Fizike për vitin 2019.
Ata u vlerësuan për zbulimet e bëra për rrezatimin kozmologjit të bazës dhe për planetet e para jashtë sistemit diellor.
James Peebles ka bërë zbulimet teorike në kozmologji fizike ndërsa Michel Mayor dhe Didier Queloz për zbulimin e një planeti në orbitën përreth një ylli të llojit diellor.
“Çmimi Nobel i këtij viti në fizikë shpërblen thellimin ë kuptimin e strukturës dhe historisë së Universit dhe zbulimit për herë të parë të një planeti që rrotullohet në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin, por që është jashtë sistemit diellor, thuhet në postimin e Akademisë që ndan çmimet.