1. Fiton kredibilitet, një komoditet i rrallë

Kur ndershmëria është me ty në punë, ti fiton kredibilitet. Kredibiliteti në punë është një komoditet i rrallë në ditët tona. Njerëzit bëjnë premtime të rreme, ata nuk i mbajnë fjalët e dhëna dhe sajojnë të njëjtat justifikime të vjetra. Nëse ti vë në funksion ndershmërinë brenda vlerave të tua të punës, ti mund të shikosh se si kredibiliteti yt në punë do të ngrihet. Thuaj çfarë ke ndërmend dhe kije ndër mend çfarë thua, dhe do të shikosh se si njerëzit fillojnë të të respektojnë për çiltërsinë tënde.

2. Fiton respekt me anë të veprimeve

“Një njeri i fjalëve dhe jo i veprave është si një kopsht i mbushur me barëra të këqija…”. Kur praktikon ndershmërinë në punë nëpërmjet veprimeve të tua dhe jo premtimet dhe justifikimet e rreme, ti fillon të fitosh respektin e kolegëve dhe atë të drejtorëve. Është një frymëmarrje e ajrit të pastër në “ le të vendosim një maskë kur jemi në punë” ambientin tonë të punës.

3. Njerëzit kanë besim tek ty

Nëpërmjet kësaj, unë dua të them vërtet besim. Ti në një farë mënyre mund të fitosh besimin e njerëzve të cilët madje mund të mos kenë punuar me ty. Ata “blejnë” nëpërmjet planeve dhe fjalëve të tua. Ndoshta, është reputacioni që ke krijuar përgjatë rrugës. Ndërsa ata nuk e dinë se si ti do e vësh në punë propozimin tënd, ata do të vazhdojnë akoma të blejnë nëpërmjet tij. Ndershmëria jote në punë zbulon besimin tek njerëzit. Ajo siguron spirancën për besimin e njerëzve.

4. Të tjerët do të përdorin sinqeritet

Pothuajse patjetër, ndershmëria jote do të tërheq njerëz në një mendje me ty të cilët do të ta kthejnë me reciprocitet sinqeritetin tek ty. Marrëdhëniet e tua miqësore në punë do të jenë më të pastra në komplet kuptimin e fjalës; nuk ka veshje nga jashtë, jo gjysmë-gënjeshtra dhe jo mundësi për situata të tilla ku gënjeshtrat janë të nevojshme për të filluar me to. Dhe kjo është për shkak të ambientit që ti ke krijuar për veten tënde dhe zyrën.

5. E vërteta zakonisht takohet me të vërtetën

Sa gënjeshtra duhen për të hedhur poshtë një të vërtetë? Shumë. Pastaj gënjeshtrat nevojiten të mbulohen me gënjeshtra. Mënyra më e mirë për të “goditur” ndershmërinë është të përdorësh të vërtetën. Për këtë arsye, një nga përfitimet më të mira për të qenë i ndershëm është që do të takohesh me njerëz të sinqertë po ashtu.

Pastaj nuk do të ketë nevojë për politika dhe të bërit bishta mbrapa. Edhe kur këto të ekzistojnë, e vërteta jote do ta përballojë provën. Dhe ndershmëria është e pamundimshme. Gënjeshtrat janë të lodhshme.

6. Përfitimi prej pafajësisë

Kur ti je i ndershëm, ke përfitimin prej pafajësisë. Çfarë mund të të ngjisë ty përveç se ndoshta për të folur të vërtetën? Unë nuk kam mësuar më parë se të flasësh të vërtetën është gabim. Je ti? Kjo pafajësi të mbron ty nga politikat djallëzore të kolegëve. Ndërsa ty të duhet të vuash për pak prapaskenat e tyre, si përfundim ti do dalësh fitimtar.

7. Një sens sigurie

Nëse ti ndjehesh i cenuar se ke sjellë ndershmërinë në punë, atëherë koncepti yt është i gabuar. Ti ke nevojë të ndërrosh perspektivën tënde. Ndershmëria të mbron, nuk të frenon. Nëse ndershmëria nuk tolerohet në ambientin tënd të punës dhe nuk të jep dot një sens sigurie, ti je në vendin e gabuar. Duhet të bësh plane për ta lënë kompaninë.

Ndershmëria në punë- si mund të të sjellë dobi? Plotësisht, e vetmja gjë që mund të të frenojë është nëse ti e ndjen përbrenda dhe bën çmos për të fituar mbi të.

Share.