Radha për te dale përpara medias ne prag te dy sfidave eliminatore i takoi një tjetër risie ne kombëtaren e Edi Rejes. Shqiptari i Maqedonisë Taulant Seferi i cili u thirr për here te pare ne kombëtare ka mbetur i befasuar nga objektivi i grupit kuqezi qe është vetëm fitorja ne ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Aktualisht një qendërsulmues te zviceranet e Ksamaks, Seferi ka deklaruar se mund te luaj edhe ne krah ne skemën 3-5-2.

Ne rolin e liderit ne mungese te Mavraj dhe Hysaj, Berat Gjimshiti me një përvojë 5 vjeçare nen ngjyrat kuqezi ka karikuar skuadrën duke deklaruar se eksperiencën e mire te Atalanta kërkon ta përcjellë te kombëtarja shqiptare edhe pse janë dy ndeshje te vështira sidomos me Turqinë ne Stamboll.

Edhe pse u mendua se do te vazhdonte me grupin aktual, Edi Reja nuk ka humbur kohe duke e zëvendësuar te dëmtuarin Elseid Hysaj me Hysen Memollen i cili ne këto moment edhe pse ne rolin e qendërmbrojtësit ka shënuar 3 gola ne 7 ndeshje ne kampionatin finlandez

Share.