Në pamundësi për të vazhduar seancën dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur dhe këtë të premte.

Me shtatë pika në rend të ditës, të zgjedhurit e popullit pritet përmes votës të zgjidhin një sërë çështjes.

Në zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST) u zbatua barazia gjinore e paraparë në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Pasi në kuti të ndara deputetët po votojnë për të dy gjinitë që të sigurohet prezenca e grave në këtë bord.

Kjo nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u cilësua si ditë progresi për Kosovën.

Kusari Lila: Sot është një moment që vlen të theksohet si një moment progresi për Kosovën

“Sot do të votohet me lista të ndara për t’u garantuar barazia gjinore në një ndërmarrje shoqëri aksionare në Kosovë, Kost. Ajo që duhet theksuar për secilin prej nesh, e veçanti grave që duhet të rikujtojmë secilit obligimin që e kemi për vajzat dhe gratë që janë jashtë kësaj salle. Qytetarëve të Kosovës që e kanë të drejtën për t’u përfaqësuar dhe zgjedhur. Sot është një moment që vlen të theksohet si një moment progresi për Kosovën… sot i kemi dy kuti të ndara për të siguruar që gratë janë të përfaqësuar në bord të një ndërmarrje për shoqëri aksionare”, tha ajo.

Kandidatët që po synojnë të jenë në bordin e KOSTT janë: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Doburna-Mehmeti, Saramda-Sadriu-Mehemti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Xhelosh Vataj, Ajrina Gashi, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti./Tv Malisheva

Share.