Sampdoria mbetet në kërkim të një trajneri me peshë për të zëvendësuar Eusebio di Francescon, tashmë i larguar nga skuadra gjenoveze. Emri që pëlqehet më shumë nga presidenti Massimo Ferrero është Gennaro Gattuso, por ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit ka kërkuar kohë për të marrë një vendim. Edhe pse Ferrero i ka ofruar kontratë dyvjeçare me shifra të rëndësishme, Gattusos nuk i janë hequr dyshimet.

Emri tjetër në listë është është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, që ka patur një takim edhe me drejtorin sportiv të Sampdorias, Carlo Osti.

63-vjeçari, që mban edhe pasaportë shqiptare, është shfaqur i gatshëm për ta marrë këtë detyrë. Gjithsesi, për tifozët, emri më i pëlqyer mbetet Beppe Iachini.

Top Channel

Share.