Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Itali si përgjigje ndaj krizës së koronavirusit duket se tani do të zgjatet përtej 31 korrikut, ka thënë kryeministri Giuseppe Conte.
Conte tha se bazuar në situatën në vend, ishte “e arsyeshme” të “vazhdojë urgjencën e koronavirusit”.
Ai tha se masa ishte vendosur në fuqi për të mbajtur virusin nën kontroll.
Një gjendje e jashtëzakonshme u jep autoriteteve rajonale autorizime shtesë për të zbatuar procedura për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit.
Këto mund të përfshijnë kufizime të udhëtimit, mbylljen e hapësirave publike dhe ndalimin e tubimeve publike, raporton BBC./Tv Malisheva