Qeveria e Kosovës ka vendosur të mbyllë të gjitha tubimet përfshirë edhe ritet fetare.
Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se do të ndalohen të gjitha ritet fetare.
“Ndalojmë komplet tubimet publike dhe ritet fetare”, ka thënë Hoti teksa ka kërkuar mirëkuptim nga bashkësitë fetare.
Një orë më parë, Myftiu Naim Tërnave, ka kërkuar të mos mbyllen xhamitë.
“Ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit për mbylljen e objekteve fetare në këtë rast xhamivë”, ka thënë Tërnava, në një adresim publik.
“Ftojmë besimtarët të respektojnë në përpikëri të gjitha vendimet e dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame”, ka shtuar ai.
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve./Tv Malisheva