Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitivë me infeksionin e koronavirusit është në pragun e 13 milionë, për një total viktimash prej afro 570 mijë.

Renditjen e pandemisë Covid vazhdon ta kryesojë SHBA-ja me më shumë se 3 milionë infeksione, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Meksika është bërë vendi i katërt në botë për nga numri i viktimave të shkaktuara nga infeksioni i koronavirusit, duke tejkaluar në renditjen e pandemisë edhe Italinë.

Në Meksikë totali i nfeksioneve është 299,750 raste të konfirmuara kurse numri i përgjithshëm i viktimave Covid ka shkuar në 35,006.

Në Itali njerëzit që humbën jetën për shkak të Covid janë 34.954.

Një tjetër rekord ditor me raste të reja është shënuar në mbarë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rreth 230 mijë e 370 raste të reja me Covid-19.

Numri më i madh i rasteve të reja është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në SHBA u raportuan 142 mijë e 992 raste të reja. Pas SHBA-së renditet Azia juglindore me 33 mijë e 173 raste të reja.

Evropa gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 18 mijë e 804 raste të reja.

Afrika renditet pas Evropës me 17 mijë e 884.

Mesdheu-lindor ka raportuar 15 mijë e 361 raste të reja sipas OBSH-së.

OSBH gjithashtu njofton se janë raportuar 5285 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ku numri më i lartë është përsëri në SHBA.

Në Shtetet e Bashkuara, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 442 pacientë për një total viktimash, që nga fillimi i pandemisë, prej 135 117.

Ndërkohë, në vend u raportuan edhe rreth 60 mijë raste të reja koronavirusi, gjë e cila e ka rritur numrin e përgjithshëm të personave të identifikuar pozitiv nga Covid në 3.302.000.

Florida raportoi në 24 orët e fundit një rritje rekord me më shumë se 15 mijë raste të reja me COVID-19./Tv Malisheva

Share.