Pas pak pritet të fillojë takimi në mes të Mustafës, Kurtit e Osmanit.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës, raporton kp.
Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në.