Kosova dhe Gjibraltari do të vihen sonte përballë njëra tjetrës, për herë të parë në histori.
Të dy kombëtaret janë prej më të rejave në botën e FIFA-s, dhe sonte ato do të përballen në një ndeshje miqësore, shkruan lajmi.net.
Por, para kësaj ndeshje, vlen të rishikohet edhe forma e dy kombëtareve, në pesë ndeshjet e fundit të tyre, ku Kosova dukshëm shihet favorite.
Gjibraltari numëron pesë humbje në pesë ndeshjet e fundit, ku ka pranuar 16 gola dhe nuk ka shënuar asnjë
Gjibraltari:
Zvicër 4:0 Gjibraltar
Gjibraltar 0:6 Danimarkë
Irlandë 2:0 Gjibraltar
Gjeorgjia 3:0 Gjibraltar
Gjibraltar 0:1 Estonia
Kosova në anën tjetër qëndron shumë më mirë. Ata numërojnë vetëm një humbje, atë kundër Anglisë, dhe dy fitore e dy barazime, me një gol diferencë prej 10 të shënuara e 10 të pranuara, shkruan lajmi.net.
Kosova:
Angli 5:3 Kosovë
Kosovë 2:1 Çeki
Bullgari 2:3 Kosovë
Mali i Zi 1:1 Kosovë
Kosovë 1:1 Bullgari
Mbetet të shihet se cila kombëtare do të përmirësojë rekordin pas ndeshjes që luhet sot.