Intervista e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.
Gjatë së hënës, Thaçi qëndroi për rreth shtatë orë brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara të Hagës, ndërsa pasi doli tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.
Para mbërritjes së Thaçit dhe gjatë gjithë kohës deri në largimin e tij nga objekti i Dhomave të Specializuara, te dyert e kësaj ndërtese kanë qëndruar një numër protestuesish shqiptarë.
Ata përpos që mbështetnin luftën e pastër të UÇK-së kërkonin edhe drejtësi për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit nga ushtria dhe policia serbe./Tv Malisheva