Samuel Umtiti është ‘njeriu i lëndimeve’ tek skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi francez erdhi me shumë bujë tek skuadra e Barcelonës, madje regjistroi edhe disa paraqitje mjaft të mira, para se dëmtimet ta penalizonin.

Umtiti ka kompletuar një vit jashtë fushave të blerta, pas dëmtimeve të pësuara radhazi, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka luajtur në vetëm 15 ndeshje nga 70 të mundshmet, si pasojë e dëmtimit në gju.

Dëmtimi në gju e ka penguar Umtitin që të paraqitet në fushën e blertë që nga xhiroja e shtatë e sezonit të kaluar.

Klubi është optimist për rikuperimin e lojtarit dhe besojnë se do të kthehet pas pauzës së kombëtareve.

Share.