Për ngjarjen në Kavajë ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, në pranga ka rënë edhe një 27 vjeçar.

I arrestuari është shtetasi B., Toçi, 27 vjeç, vëllai i policit të plagosur në këtë ngjarje, Bledar Toçi.

Pasi ka ndodhur vrasja, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit dhe ka gjetur 7 doza kokainë që i përkisnin 27 vjeçarit. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe Bledar Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.

Më shumë për këtë ngjarje mund të lexoni në linkun => Foto/ Vrasja në Kavajë, viktima kishte dalë nga burgu. /tch

Share.