Oda e Afarizmit te Kosovës (#OAK) e përfaqësuar nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe Enterprise Europe Network – Kosovo, e përfaqësuar nga Prishtina REA & #STIKK, sot nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllim të bashkëpunimit reciprok.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, anëtarëve të #OAK-së do të iu ofrohet mbështetje dhe lehtësim drejt thirrjeve të ndryshme të granteve nga programi #COSME, si dhe mundësive të ngjashme si : ndërkombëtarizimi, inovacioni, promovimi i eksportit, transferimi i teknologjisë dhe njohuri-shkencore etj.
Për më shumë, anëtarëve të #OAK-së, do të iu mundësohen shërbime këshillimore, përkrahja dhe aktivitete informuese në lidhje me regjistrimin e bizneseve në platformën #EEN, e cila do të hap dyert për sektorin privat vendor drejt partneritetit Evropian për bashkëpunim./ Tv Malisheva