Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.
Në raportimin e tyre, u bë e ditur se 4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus.
Ndërkaq gjatë të mërkurës, vdiqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.Dy persona vdiqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me Coronavirus.
Ndërkaq viktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e viktimave të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.115 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19./ TV Malisheva