Ndeshja me Gjibraltarin ka dëshmuar se për tifozët e futbollit në Kosovë pak ka rëndësi kundërshtari dhe rëndësia e lojës.
Kur luan Kombëtarja e Kosovës, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ duhet të jetë i mbushur.
‘Dardanët’ të enjten mbrëma kanë mposhtur 1:0 Gjibraltarin me një gol të shënuar nga Florent Hasani në minutën e 68’ të ndeshjes.
Numri i saktë i tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri ishte 12.142 tifozë, këtë gjë e ka konfirmuar edhe komentatori zyrtar i përfaqësueses së Kosovës, Andin Lokaj pak minuta para përfundimit të ndeshjes.
Stadiumi i stërmbushur do të jetë ditën e hënë, kur Kosova zhvillon një tjetër ndeshje në ‘Fadil Vokrri’, përballë Malit të Zi, në kualifikimet për Euro 2020.