Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar dëshminë para Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejt dhe fal kësaj kishte mbështetjen e NATO-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Thaçi tha se i vjen mirë që për 4 ditë më radhë ka dhënë dëshminë e tij për periudhën e luftës.

“Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj përgjegjësit e mija gjatë luftës. Përkundër faktit që konsideroj se dëshmia ime ka zgjatur shumë, konsideroj se ka pasur seanca produktive”, ka ai.

Thaçi është pyetur nga gazetarët, nëse prokuroria e ka pyetur lidhur me shtëpinë e verdhë apo edhe pretendimet për trafikim të organeve, për çka edhe është ngritur Gjykata Speciale. Ai tha se nuk është pyetur për pretendime të tilla në asnjë rast.

“Unë nuk e kam të drejtën të flas lidhur me dëshminë time tash e katër ditë, por konfirmoi se nuk është pyetur për pretendime të tilla në asnjë rast”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.