Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljevic, ka dhënë detaje rreth takimit që Aleksander Vucic ka pasur me emisarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ajo ka thënë se një takim i tillë ka qenë jashtëzakonisht sfidues, megjithatë ka thënë se nuk mund të lëshohet në detaje, rreth asaj që është biseduar, raporton Gazeta Express.

Vasiljevic ka thënë se në dhjetë minutat e parë në takim kanë qenë kokë më kokë, vetëm Vuçiq dhe Grenell, dhe më pas në takim është bashkuar edhe drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq.

Vasiljevic ka thënë se ajo që ka qenë e pazakontë nga takimi me emisarin e Trumpit, është që Vuçiq ka mbajtur shënime edhe për vetën e tij, gjë që sipas saj nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

“Çfarë ishte e pazakontë, ishte që presidenti po mbante shënime edhe për vetën e tij për herë të parë. Bisedimet duket se ishin jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë ajo.

Përveç tjerash Vasiljevic ka thënë se pas takimit me Grenell ka qenë në një disponim jashtëzkaonisht të keq, sa që nuk ka folur me asnjë prej stafit për disa minuta.

Këshilltarja e Vuçiq ka thënë se edhe më parë ka ndodhur që takimet rreth cështjes së Kosovës të jenë të vështira, megjithatë thotë se asnjëherë në atë nivel të vështirësisë sa që presidenti të mos flasë me asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij.

Tutje, Vasiljevic ka thënë se Vuçiqit i janë dashur disa minuta që të mendoj e ta marrë veten, dhe të zbërthejë gjithë atë që e ka dëgjuar nga Grenell.

Më pas nga zyra e Vucicit, pas takimit me Grenell është lëshuar një komunikatë në të cilën thuhej se Vucic i ka thënë emisarit të Trumpit se një kompromis që do të jetë në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit, mund të arrihet duke respektuar interesat legjitime të Serbisë.

Në këtë njoftim është cituar Grenell i cili ka thënë se dy palët” duhet të bashkëpunojnë shpejtë dhe ngushtë, duke shikuar drejt të ardhmes”.

Share.