Pandemia e koronavirusit kërcënon të rritë nivelin e varfërisë dhe mund të destabilizojë një numër vendesh të goditura fort, deklaroi OKB.

“Para shpërthimit, po bëhej përparim në adresimin e dimensioneve të shumta të varfërisë”, sipas të dhënave të lëshuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Iniciativa për Varfëri dhe Zhvillim Njerëzor në Oksford (OPHI).

Mes viteve 2000 dhe 2019, 65 nga 75 vendet e studiuara ulën ndjeshëm nivelin e varfërisë së tyre, nga Sierra Leone, India dhe Kina të cilat ishin në mesin e kombeve që shumica e njerëzve braktisën varfërinë, raporton ATSh.

“Covid-19 ka ndryshuar gjithçka. Me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura si edhe në shumë aspekte të tjera të jetës së njerëzve, ai kërcënon të ndryshojë zhvillimin global njerëzor”, tha administratori i UNDP, Achim Steiner.

“Ai po shtyn gjithashtu miliona njerëz në varfëri shumëdimensionale”, shtoi ai./ Tv Malisheva

Share.