Mirel Josa është aktualisht në pritje të një projekti të ri, pas ndarjes me Prishtinën.

Për shkakun e mungesës së rezultateve, kryeqytetasit zgjodhën që të merrnin Bylbyl Sokolin fillimisht, për të kaluar te Armend Dallku

Gjithsesi kjo është e shkuara për Josën, ndërsa ka bërë edhe një analizë të shkurtër mbi Kombëtaren.

Nëse të gjithë mendojnë se Turqia do të jetë favorite ndaj Shqipërisë edhe për shkak të tifozëve, në një prononcim për “TV Klan”, Josa e sheh disi më ndryshe:

“Lojtarët që nuk kanë luajtur shumë me kombëtaren kanë etje tjetër, entuiziazmi duhet të vazhdojë. Mesi i fushës të ruajë ekuilibrat Bare- Memushaj, bashkëpunim shumë i mirë Manaj me Cikalleshin”.

“Turqia nuk luan aq mirë brenda siç luan jashtë, si me Andorrën që fitoi në minutat e fundit, por nuk domethënë që do bëjë të njëjtën lojë si me Andorrën. Pse mos ti jepet besim trajnerit për vazhdimësi…jo sapo te ketë një lëkundje të fillohet me aludime”, ka thënë Josa.

Share.