Kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi sot se negociatat për paketën e rimëkëmbjes së BE-së janë në “drejtimin e duhur” pasi presidenti i Këshillit Europian paraqiti një propozim të ri.
“Sigurisht, siç pritej, është një luftë e ashpër, një negociim intensiv, por po shkon në drejtimin e duhur dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, theksoi ai.
“Megjithatë, mbetet shumë për të diskutuar, përfshirë mënyrën se si vendet duhet të përdorin fondet e rimëkëmbjes në mënyrë efikase, vëllimin e fondit të rimëkëmbjes dhe buxhetin e përgjithshëm afatgjatë”, shtoi Kurz. raporton ATSh.
“Pa harruar këtu, çështjen e sundimit të ligjit si kusht për marrjen e këtyre fondeve”, shtoi ai.