Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar riorganizimin e shërbimeve spitalore në Kosovë për të përballuar numrin e pacientëve me Covid-19.

“Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore spitalore për të përballuar numin e pacientëve që nga Covid-19 kërkojnë tretman spitalor po jep rezultate”.

“Spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet”.

“Sa po vizitova me bashkëpunëtorë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku ri-organizimi ka mundësuar punë më efektive, ndërsa, respekt për mjekët dhe infermierët që ishin në krye të detyrës” shkruan ministri në njoftim./Tv Malisheva

Share.