Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kundër një dialogu teknik me Serbinë. Kreu i vendit pas takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha tha se dialogu me shtetin fqinj duhet të jetë vetëm për njohje reciproke.
Përkitazi me këtë, Thaçi kërkojë një bashkërendim më të madh ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për këtë proces.
“Diskutuam për zhvillimet në Kosovë, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Për neve është një rëndësi jetike mes spektrit politik në Kosovë për dialogun me Serbinë, e gjithmonë kontributi i Shqipërisë për këtë proces është i mirëseardhur”, tha ai.
Ndërsa, Basha përshendi rifillimin e dialogut me Serbinë, derisa tha se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke./Tv Malisheva