Leonita e ka publikuar imazhin romantik me Granitin.
Granit Xhaka dhe Leonita janë të martuar dhe dashuria e tyre veç po rritet, shkruan lajmi.net.
Dyshja janë prindër të një vajze e cila i ka shtuar akoma më shumë kuptim jetës së tyre. Të dy ndajnë me ndjekësit imazhe të ndryshme në rrjete sociale, e së fundmi ishte Leonita ajo e cila është treguar romantike.
Ajo e ka publikuar një foto pranë Granitit të cilit ia ka shprehur dashurinë edhe njëherë publikisht.
“Faleminderit që gjithmonë më bën të lumtur. Të dua”, ka shkruar ajo pranë fotografisë.
https://www.instagram.com/p/CC3WpfVDWBD/?utm_source=ig_embed