“Dardanët” nuk po ndalen, po stërviten pa ndalë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Malit të Zi.
Andaj ata edhe sot kanë vazhduar stërvitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” e që ishin stërvitje taktike.
Mirëpo kësaj radhe këto stërvitje u shoqëruan me brohoritjet e disa tifozëve të veçantë, ishte një grup fëmijësh të shoqëruar nga mësuesit e tyre që kishin ardhur për t’i shikuar futbollistët e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ata brohoritnin emrat e futbollistëve, të cilët pastaj edhe i falënderonin fëmijët për përkrahjen e tyre.