Mbrojtësi Ardijan Ismajli është futbollisti më besnik i trajnerit Edi Reja!
23-vjeçari është aktivizuar titullar në të 5-ta sfidat që tekniku 74-vjeçar ka drejtuar Kombëtaren shqiptare, duke qëndruar në fushën e blertë gjatë gjitha ndeshjes.
Vlen për t’u theksuar se Ismajli u thirr në Kombëtare, nga trajneri Kristian Panuçi, teksa është shndërruar në liderin e mbrojtjes për kuqezinjtë e Rejës.
ardian ismajli shqiperi moldavi
Në total 23-vjeçari numëron 783 minuta me fanellën e Shqipërisë, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e 21-vjeçarëve të Kosovës, ku ishte dhe kapiten.