Xhavit Haliti nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook ka kërkuar sqarime lidhur me” Forumin e liderëve” dhe kompetencat e këtij forumi.
Postimi i tij plotë-
Z. Hoti, a mund ta sqaroni se çfarë është “Forumi i liderëve”? Kur është formuar dhe nga kush? Cilat janë kopetencat e këtij “kuazi forumi”? A është kushtetues? Ky “forum” a ka status institucional e Kushtetues? Si caktohet statusi i liderit që merrë pjesë në mbledhjet e këtij “forumi”? A është miratuar ky organ qesharak nga Kuvendi i Kosovës? Apo jeni i interesuar ta përjashtoni sovranin e të merreni me “pronarin”, me falni me “pronarët” e partive politike që deputetët e partive të veta i kanë vetëm si makineri votimi.
Z. Hoti, raporto në Qeveri e Kuvend për atë që biseduat me Vuçiqin në Bruksel. Kjo është detyra e juaj dhe obligimi i juaj kushtetues. Njoftoje edhe Presidentin.
E me kryetarët e partive është mirë të bisedoni për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe ta përgatitni atë.
Besoj që e dini që BE, SHBA dhe Britania e Madhe, kanë insistuar dhe insistojnë që të bëhet ligjit i ri zgjedhor./Tv Malisheva