Fitorja e Çekisë në Pragë kundër Anglisë ia ka vështirësuar punët Kosovës në kualifikimin për Euro 2020, por asgjë nuk është e pamundur.
Kosova kualifikimin për Euro 2020 mund ta arrijë në disa mënyra.
Fillimisht, ‘Dardanët’ kanë nevojë për tri paraqitje të jashtëzakonshme, duke arritur tri fitore në tri ‘finalet’ e mbetura, kur Malit të Zi dhe Anglisë në ‘Fadil Vokrri’, dhe kundër Çekisë në Pragë.
Për t’u kualifikuar matematikisht në këto tri ndeshje na duhen pikët të plota, pra 9 pikë. Por ekziston edhe mundësia tjetër, Kosova ta mposht Malin e Zi, të barazoj ndaj Çekisë dhe ta mposht Anglinë apo t’i mposhtë Malin e Zi dhe Çekinë dhe të barazoj ndaj Anglisë,pra t’i siguroj 7 pikë në këto tri ndeshje.
Nëse nuk arrin edhe përmes kësaj rruge, mundësia e fundit e Kosovës mbetet nëpërmjet Ligës së Kombeve në marsin e vitit 2020, ku fillimisht takohet me Maqedoninë, dhe në rast fitoreje, në finale do të ndeshjes me fituesin e sfidës Bjellorusi – Gjeorgji.