Policia financiare italiane (GDF) njoftoi një operacion të gjerë antimafia në Itali dhe në Zvicër, gjatë të cilit u arrestuan 75 persona dhe u sekuestruan të ardhura me një vlerë prej 169 milionë euro.

“Shtatëdhjetë e pesë persona u arrestuan njëkohësisht në Itali dhe në Zvicër, të akuzuar për krime të rënda si dhe për një shoqate mafioze, shoqatë kushtuar trafikimit ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave, korrupsionit (…) mbajtjen dhe trafikimin e armëve “, sipas një komunikate të GDF-së.

Ajo nuk saktësoi shpërndarjen gjeografike të këtyre arrestimeve, por theksoi se nga ana italiane më shumë se 700 policë kishin marrë pjesë në këtë operacion.

Policia italiane theksoi se ky operacion kishte si synim anëtarët e “Ndrangheta”-s, mafia kalabreze.

“Në total, 158 persona janë përfshirë nga ky hetim dhe 169 milionë euro të ardhura janë sekuestruar”, sipas GDF.

Këto të ardhura i përkisnin anëtarëve të klanit Anello-Fruci/Tv Malisheva

Share.