Policia e Kosovës në zonën e Deçanit, më datë 12.10.2019 rreth orës 02:30 në fshatin Isniq të komunës së Deçanit ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal (pa emër dhe mbishkrim).

Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të proceduarës paraprake, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali ( pa emër pa mbishkrim ), nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ .

Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera të lojërave bixhozi, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor dhe do shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor.

Është arrestuar i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, M.K.(1992), pronar i lokalit pasi që është hasur duke mbajtur në mënyrë ilegale të hapur lokalin.

I dyshuari arrestohet, sjellët në stacionin policor dhe pas intervistës hetimore, me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet nën masën e ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Share.