Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ka bërë kërkesë që të raportojë të premten në Kuvend në ora 12:00, për procesin e dialogut.
Ai më tej shtoi se objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdon si dialog teknik.
“Unë kam bërë kërkesë për raportim në Kuvend të premten në ora 12:00 për procesin e dialogut”.
“Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy pakët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona dhe kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces”.
“Në këtë proces kemi objektiva të qarta për të përmbyllur e jo për dialog teknik.
Dje e kam emëruar koordinatorin për dialog që ka marr përsipër të gjitha”./Tv Malisheva