Një shpërthim ka ndodhur sot në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, te reparti i Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, Kurum.

Nga të dhënat paraprake raportohet se kanë mbetur të plagosur 7 metalurgë, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia dhe tre autoambulanca, raportojnë mediat e Tiranës./Tv Malisheva

Share.